Getinjo nuk e ka pritur aspak mirë faktin që Xhuli e ka përmendur emrin e tij gjatë debateve me Vivin dhe ka publikuar një bisedë private me të.
Biseda, e fshirë shpejt nga reperi, tregon disa mesazhe të Xhulit, e cila e fton për një kafe reperin. Në mesazhin zanor ajo thotë: “Get çfarë po bën? Po iki të takoj një klient nga Londra, a po vjen të takohemi atje.”
Krahas “story-t” Getinjo shkroi: “Kjo e nguc Vivin për shkak meje se vetëm missed call ka qenë tek unë!”
Pasi e ka fshirë postimin, Getinjo ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku shprehet i revoltuar me faktin se emri i tij përdoret për lojë dhe se Vivien sulmohet për shkak të tij.
Në një debat të fundit, komenti i Vivit, “do dalësh nga këtu, po ku do shkosh pastaj”, solli një reagim të ashpër nga Xhuli. Kjo e fundit i ka thënë disa herë Vivit se “është ende në lojë falë Getinjos”.
“Unë kam 3 shtëpi, ti as 1 shtëpi nuk ke. Me siguri jeton në Tiranë me qera. Dihet që nuk ke shtëpi se ti je punëtore, unë punëdhënëse, ka dallim”-tha Xhuli.
Rreth debatit ka reaguar edhe partneri i Vivit, Getinjo, përmes postimeve në rrjetet sociale, mes të tjerash rikujton se “Vivi është rritur pa baba”.
Në një bisedë më herët, Juliana i ka thënë Artanit dhe Brunos se kur Vivien kishte probleme me Getinjon ajo i kishte shkuar afër për ta pyetur se si është. Ajo ka thënë se Vivi nuk është sjellë mirë me të kur ajo e ndërpreu romancën e nisur me Atdheun.
“E kur vjen puna tek dikush tjetër që ka probleme, Vivien thotë se i dashuri të ka lënë para 5 milionë njerëzve. Ajo mendon se më ulë poshtë me këtë gjë, jo motra ime nuk më ka lënë para 5 milionë njerëzve. Ajo është bullizuesja më e madhe në këtë shtëpi”, ka thënë Juliana.