Cardi B sulmoi Madonnën për shkak të një postimi që kjo e fundit bëri në rrjetet sociale.
“Unë i kam bërë homazhe kësaj gruaje kaq shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë… ajo mund të thotë ç’ka për të thënë pa vënë emoji të kllounit dhe folur budallallëqe. Këto ikona bëhen vërtet zhgënjyese sapo hyn në industri”, shkroi reperja 30-vjeçare në një postim tanimë të fshirë.
Cardi B reagoi për postimin e Madonës, e cila sugjeroi se libri erotik i saj “Sex” i vitit 1992 hapi rrugën për artistet e sotme femra.
“Përveç fotove të mia të zhveshura, kishte foto të burrave duke puthur burrat, grave duke puthur gratë dhe unë duke i puthur të gjithë”,- shkroi Madonna për librin e diskutueshëm.
Mbretëresha e Pop-it shpjegoi se “i kaloi vitet e ardhshme duke u intervistuar nga njerëz me mendje të ngushtë që u përpoqën ta turpëronin për fuqizimin e saj si grua”, duke theksuar se ajo u quajt me epitete nga më të ndryshmet, duke shtuar se:
“Tani Cardi B mund të këndojë për WAP. Kim Kardashian mund të zbukurojë kopertinën e çdo reviste me prapanicën e saj të zhveshur dhe Miley Cyrus mund të hyjë si një top shkatërrimtar. Jeni të mirëpritura k*rva…….”
Të shumtë ishin ata që mbajtën anën e Cardi B, duke rënë dakord që fjalia e fundit e Madonna-s ishte fyese.