Që në javën e parë të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, Stresi ka treguar shumë nga jeta e tij private. Reperi ka përmendur shpeshherë ish-partneret e tij Keisin duke treguar se shpreson që pas përfundimit të kësaj ekseprience të ribashkohet me të.
Më në fund pas gjithë deklaratave publike të Stresit, ka ardhur reagimi i parë i Keisit.
Bukuroshja ka postuar në Instastory një video ku Stresi flet për të, i cili shprehet se vetëm ish-gruaja e tij mund ta nxjerrë reperin jashtë asaj shtëpie. Këtë fragment Keisi e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Njifeni dhe ju pak”
Mesa duket ajo sapo na tregoi se nuk do të bëhet pengesë për Stresin dhe do ta lërë të përjetojë këtë eksperiencë të veçantë. Në këtë mënyrë i gjithë publiku do të njohë Stresin akoma më mirë. Besojmë se Keisi sapo na e dha “sinjalin” e parë të mbështetjes që po i jep reperit në rrugëtimin e tij brenda BBV.