Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, ku ka shpenzuar 10 milionë euro për një Bugatti 110, pasi janë hedhur në treg vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli makine.
Makina është ndërtuar në Molsheim të Francës dhe ka një motor V16, 8-litërsh, që ka 1500 kuaj fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 kilometra në vetëm 2.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e fiksuar e këtij modeli është 380 kilometra/orë.
Rikujtojmë që dje CR7 i bëri një super dhuratë edhe partneres së tij, Georgina Rodriguez. Ai i dhuroi një nga bagazhet më ikonike të Louis Vuitton në të cilën mund të ruhet një sasi e madhe e bizhuve dhe siç duket është ideale për udhëtimet e gjata. Ky bagazh kushton 124,000 euro.
‘Malle Vendôme’ është një nga artikujt më luksozë të firmës së njohur dhe u krijua si një dhuratë për përurimin e butikut të kësaj marke në Place Vendôme epiqendra e argjendarëve parizianë. Me dimensione që arrijnë 140 centimetra në lartësi , ai ka tetë sirtarë për të ruajtur stoli, një bust për gjerdan, një pasqyrë të lëvizshme.
/Priza.al/