Deborah dhe Niko kanë kërcyer në skenën e “Dancing With The Stars”. Pas kërcimit, sportistja tha se nuk e ka edhe aq të lehtë që të tregojë sensualitet. Por disa kritika nuk munguan as kësaj here.
“Kur ke ardhur për herë të parë nuk të njihja fare, unë kam thënë wow dhe të kam vënë automatikisht ndër më të mirat. Unë mendoj se ti ke një lloj bllokimi, me ambicien që ke ti dhe pasi të kesh hequr të gjithë ngarkesën se çfarë thonë të tjerët, do ta bësh. Unë besoj se interpretimin e ke problemin tënd të vogël”. -tha Dalina Buzi
“Unë besoj se ke probleme me ritmin sepse ka shumë momente që humbet ritmin. Valsi kërkon një elegancë të rrjedhshme, të pashë pak të shpërqendruar dhe të ngurtë, unë e vlerësoj mundimin tënd dhe është për tu marrë për shembull. Fillimin e bëre mirë e më pas ndodhi shndërrimi që nuk e kuptoj”– theksoi Kledi Kadiu.
“Mbylli sytë dhe besoi partnerit e ndiq ritmin, aq duhet të bësh. Ke një trup të mrekullueshëm e je një femër e bukur. Është më bukur të gabosh hapat por jo emocionet e ndjesitë”,- vijoi më tej Valbona Selimllari.
“Ti je sportiste e shpirti i garës, që kur ke qenë e vogël dhe kërkesat ndaj vetes duhet të jenë të larta. Je stabël por jo drejt të mirës tënde”– përfundoi Armand Peza.