Pas më shumë se 4 ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i Arjan Salës. Momenti i nxjerrjes së trupit është parë nga xhaxhai i tij, nga ku mësohet se kishte marrë dëme të shumta si pasojë e flakëve.
“Tiranë/Informacion paraprak
Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.