Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, Basha nuk humb kohë dhe ia beson Shkodrën…

Partia demokratike ka caktuar si drejtues politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD-së dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili zëvendëson në këtë post drejtuesin e dorëhequr Helidon Bushati.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *