Pas dy muajsh ‘qetësi’ rikthehen vrasjet në Vlorë/ Ekzekutohet 25-vjeçari në Babicë

Vlora ditën e sotme është zgjuar e përgjakur, pasi një i ri rreth 25 vjeç është ekzekutuar me një plumb në kokë. Sipas burimeve për Priza.al viktima është Xhuljan Bullari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, rreth orës 07:35. Trupi i viktimës u gjet në mjetin e tij tip ‘Fiat Punto’ me targë  TR 3437 R.

Sipas burime konfidenciale nga policia, i riu është qëlluar me 3 plumba por fatal ka rezultuar plumbi që ka marrë në kokë, ndërkohë që trupi është gjetur nga banorët e zonës.

Nga pozicioni ku ka ndodhur vrasja, larg banesave dhe qytetit, grupi hetimor është shprehur se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Sipas hetuesve, në vrasje mund të kenë marrë pjesë më shumë se 1 person, pasi zona ku ka ndodhur vrasja është shumë e vështirë për të shkuar vetëm 1 person dhe të kthehet sërish vetëm pasi ka kryer ekzekutimin.

Policia ende nuk ka arritur të ketë një pistë të qartë për vrasjen e 25-vjeçarit dhe nuk dihet nëse Xhuljan Bullari është me precedent të mëparshëm penal dhe nëse ka pasur probleme me persona të tjerë.

Në videot që ka arritur të sigurojë Priza.al duket mjeti i të ndjerit, xhamat e të cilit janë ‘të larë’ në gjak. Në vendin e ngjarjes shihen forcat të shumta policie.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *