Pas dy vajzave shkon edhe nëna, bombola e gazit në Velipojë i mori jetën 3 personave

Pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë të ndodhur në datën 4 korrik, mësohet se ka ndërruar jetë edhe Alketa Gjoka, nëna e dy vajzave që humbën jetën pasi nuk i mbijetuan dot plagëve të marra.

I vetmi i mbijetuar i familjes Gjoka mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome. Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj. Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe. Ende gjallë është vetëm Enriku 12 vjeç.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *