Kompania ‘Meta’ e Mark Zuckerberg, që zotëron platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, ka përshkallëzuar izolimin e mutacionit mediatik Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, ish zyrtar i Partisë Demokratike, ish anëtar bordersh shtetërore, themelues i gjobëvënies, përndjekës i mbi 60 figurave publike, lëpirës i oligarkëve dhe që paguhet nga degë të qeverisë, i dënuar tre herë nga gjykatat gjermane dhe me dosje për pastrim parash në Prokurorinë e Tiranēs.
Pas mbylljes së Facebook-ut, kompania ‘Meta’ ka vendosur të mbyllë edhe dy llogari në Instagram të portalit CNA të Elvi Fundos allias Vesho Mallisti, i lakuar se ka shkurtuar njërin vesh me para gjobash.
Izolimi i pusetës mediatike të Veshos në Instagram është arsyetuar me shkelje të përsëritur të të drejtave të autorit.
Më herët janë mbyllur edhe profilet e portalit CNA në Tik-Tok për shkelje të të drejtave të autorit dhe abuzim në raportim.
Gjithashtu është mbyllur për të njëjtat shkelje kanali në Youtube i tezgës mediatike të Vesho mallistit, i cili për muaj me radhë ka përndjekur dhe bullizuar edhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
Në fund të muajit shtator 2024, kompania ‘Meta’ e Mark Zuckerberg, mbylli llogarinë në Facebook të portalit CNA të Elvi Fundos allias Vesho Mallisti.
Vendimi i kompanisë ‘Meta’ ka ardhur pas shkeljes së përsëritur nga Elvi Fundo të rregullave të Facebook, përmes vjedhjeve të materialeve video/foto, materialeve mediatike, përndjekjes së personazheve publikë, shantazheve dhe përdorimit të platformës për qëllime kriminale.
Krahas bllokimit të plotë në rrjetet sociale të këtij personazhi që duhej të ishte izoluar si Robert Staka, po punohet edhe për mbylljen e hostit të CNA si dhe heqjen e licencës korruptive dhe të paligjshme të televizionit qesharak dhomë e kuzhinë, me zyra te pallati i Ben Rrelit te Kopshti Botanik, për të cilin i kërkoi Erion Veliaj leje për pallate te Kopshti Zoologjik.
Izolimi i tezgës mediatike dhe psikike të Vesho mallistit në platformat Facebook, Youtube, Instagram dhe Tik-Tok vjen në një kur gjykata e Köln-it në Gjermani ka dhënë tre vendime kundër ish zyrtarit të PD, Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, duke konstatuar shkelje të përsëritur nga ana e tij të së drejtës së autorit, me publikimet dhe maskarallëqet në pusetën e tij mediatike CNA.
Vesho mallisti ka edhe disa llogari të hapura me drejtësinë gjermane, ku përfshihen disa çështje civile dhe një dosje penale.
Në gjykatat shqiptare, për Vesho mallistin janë referuar dhjetëra padi për shpifje. Prapaskena mëson se të paktën 30 padi civile dhe kallëzime penale po përgatiten nga personazhe të ndryshëm publikë kundër Elvi Fundos për shpifje, shantazh dhe përndjekje.