Pas fjalëve të Zlatan për Haaland, reagon Guardiola: Ai ka të drejtë, egoja ime është më e lartë se çdo lojtar

Pep Guardiola reagon ndaj fjalëve të Zlatan Ibrahimovic për të ardhmen e Erling Haaland.

Sulmuesi i Milanit e përshkroi sulmuesin e Manchester City si: “Një version i ri i Inzaghit, Trezeguet dhe Vierit. Nëse ai mund të përparojë varet nga egoja e Guardiolës, nëse ai do ta lejojë atë të bëhet më shumë se vetja”.

“Ai ka të drejtë, ka absolutisht të drejtë. Egoja ime në këtë klub, në këtë ekip është më e lartë se çdo person tjetër, çdo lojtar. Nuk më pëlqen kur Erling shënon tre gola dhe të gjitha pikat kryesore shkojnë tek ai. Unë jam shumë xheloz! Sinqerisht, jam shumë xheloz. Ai ka të drejtë, më njeh shumë mirë. Ndoshta ai mund të shkruajë një libër tjetër”, tha trajneri i Manchester City.

Kujtojmë se Zlatan dhe Pep kanë punuar së bashku te Barcelona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *