Hailey Bieber pozoi e lumtur me Selena Gomez në një event në Los Angeles të shtunën, pasi hodhi poshtë thashethemet se ato ishin grindur për arsyen që dihet tashmë, Justin Bieber.
Jo vetëm që Hailey dhe Gomez buzëqeshën para kamerave gjatë “Academy Museum Gala”, por dy vajzat ndanë edhe një përqafim të ëmbël të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.
Kjo foto vjen pas paraqitjes së fundit të Hailey në podcast-in “Call Her Daddy”, në të cilën ajo këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asnjë debat mes tyre.
“Kam vetëm respekt… Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh. Unë e respektoj atë”, tha modelja për Gomez.
“Të gjithë nga ana jonë e dinë se çfarë ndodhi dhe ne jemi mirë dhe mund të largohemi prej saj me qartësi dhe respekt,” vazhdoi ajo, duke iu referuar asaj dhe Justin që u fejuan në korrik të vitit 2018, vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare nga Gomez.
Mirëpo një burim i afërt me Justin Bieber ka thënë për “Entertainment Tonight” se: “Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se mund të ketë paqe mes të gjithëve”.
Epo tashmë fansat e Selena-s dhe Hailey-t të rrinë të qetë se mes gocave ka vetëm respekt e asgjë tjetër.