Përmbytjet masive si pasojë e reshjeve të shumta duket se janë zhvendosur në Kinë ditën e sotme duke ‘goditur’ provincën Henan, ku deri më tani kanë vdekur 3 persona.
The Guardian raporton se lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke vështirësuar apo ndaluar transportin dhe duke rrezikuar jetën e milion njerëzve. Ditën e sotme ranë më shumë se 20 cm shi, duke lënë të bllokuar në metro qindra pasagjerë të cilëve, uji i kishte arritur dëri në bel.
Pamje nga përmbytjet
Më shumë se 10,000 banorë të provincës qendrore janë zhvendosur në shtëpi strehimi, dhe autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm sepse situata mund të kthehet në katastrofë natyrore. Qindra mijëra banorë në provincën Sichuan duhet të zhvendosen këtë muaj për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
/Priza.al/