Përmbytjet katastrofike të cilat përfshinë fillimisht Europën Perëndimore, më pas Kinën, tashmë duket se kanë përfunduar në Indi, ku 36 persona kanë humbur jetën.
India Perëndimore është ‘pushtuar’ nga uji dhe tashmë ka filluar evakuimi i popullsisë në zonat që janë më shumë të rrezikuara. Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.
Marina ka vendosur shtatë ekipe shpëtimi në zonat e prekura. Departamenti i metrologjisë ka lëshuar alarmin e kuq për disa rajone ku parashikohen reshje shumë të mëdha shiu në ditët e ardhshme.
/Burimi: France24.com/ Përshtati në shqip: Priza.al/