Ditën e djeshme disa postime dhe deklarata të ish-fituesit të BB, Anaid Kaloti, kanë bërë lëmsh rrjetin.
Në një video live në Tiktok, Anaidi u shpreh se Instagrami i Luizit është dashur të merret prej kohësh nga TCH, e pas hapjes së “GoFundMe” pa lejen e Luizit, produksionit i lind e drejta që të thotë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë.
Ndaj, motra e Luizit bëri ndryshimin e papritur duke i vënë emrin e saj Instagram-it për të mos përfunduar në duart e produksionit.
Por, ditën e djeshme ajo ka marrë vendimin që ta bllokojë fare llogarinë e tij.