Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka organizuar një mbledhje me gjithë kryebashkiakët e vendit ku po shqyrtohet tema e ujësjellësit, ku ka folur për keq-menaxhimin e UKT në çdo bashki. Rama ka theksuar se qytetarët me të drejtë ankohen për shërbimin pasi performanca e secilës bashki në këtë sektor ka qenë shumë e dobët, duke kaluar në minus dhe abuzimi ka qenë aq i lartë sa me fitimet e ujësjellësit, nuk paguhen as sigurimet e punonjësve e jo më rrogat e tyre.
Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur as abuzimet me vendet e punës pasi në pozicione pune të ujësjellësit ndodhen persona jo profesional dhe keq-menaxhimi ka qenë deri në atë pikë sa janë të punësur edhe persona që nuk ndodhen as brenda vendit.
Fjala e Ramës:
Kam 3 pyetje për ju: A jeni në dijeni të performancës së UKT në bashkitë tuaj; a i keni parë ndonjëherë vetë raportet që pastaj i ktheni këtu numrin e punonjësve, e keni parë që është përtej logjikës jo standardit; Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti për furnimizin me ujë. Janë pyetje retorike të gjitha. Fakti i fundit ishte që ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet. Qytetarët me të drejtë ankohen.
Shuma që qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion të transformimit të sektorit të ujit është mbi 1 mld euro. E që të jemi të saktë, ajo është faktikisht 1 mld e afro 200 mln euro. Këtu kam tre pyetje për ju. Pyetja e parë është a jeni në dijeni të performancën të ujësjellës-kanalizimeve në bashkinë tuaj. Të shërbimit që këto ndërmarrje ofrojnë me qytetarët. E dyta ju a i keni parë ndonjëherë vetë raportet, që më pas i ktheni këtu dhe ia jepni qeverisë si vetdeklarime për performancën. A e keni parë ndonjëherë që është përtej çdo logjike. Pyetja e tretë është sa fonde keni alokuar ju nga fondi i bashkisë me furnizimin me ujë. Këto janë pyetje retorike, sepse faktet flasin vetë. Fakti i fundit është se ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet, e më pas janë qytetarët që më të drejtë ankohen. Rritja e investimeve nuk përkthehet në rritje të humbjeve. Shërbimi më i mirë për qytetarët përputhen me një sens përgjegjësie, për atë gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vite, e cila nuk mbyllet dot menjëherë, po e cila në nivelin e administrimin e pushtetit vendor ka tendencë të mos zgjerohet.
Po marr kampionin, bashkinë e Vlorës, mbi 78.9% humbje. Një kompani e falimentuar si një fabrikë që merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk është një mall që trajtohet si mall tjetër, kur vjen puna te domosdoshmëria për ta pasur ujin në familje. Si mund të vazhdojë kjo histori kështu? Si mundet që numri i të punësuarve të ujësjellësve të Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Natyrisht që fjalët të gjitha janë thënë. Është koha për të vepruar dhe natyrisht siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rri më në pozitën e thjesht apo vetëm financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet në këto shërbime. Ne nuk do të lejojmë më që paratë e popullit shqiptar të akuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori.
Madje ka edhe njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librin e pagave të rrogave mujore. Kjo përkthehet në mos prerje të shërbimit për debitorë dhe në rezultate të pa imagjinueshme arkëtimi. Siç është Bashkia Kavajë 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk them diferenca, sepse edhe më të mirët janë në raport të disfavorshëm. Kjo është kronike, është sëmundje e shumë e shumë viteve, por ne nuk mund ta pranojmë si të tillë dhe ta përmbysim si tendencë.
/Priza.al/