Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, më herët bëri një postim duke treguar mbështetjen e tij për banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.
Ai tha se me artistin shkodran njihen prej 20 vitesh dhe se gjithmonë ka qenë i tillë me humor dhe një djalë artist. I ftuar në një intervistë së fundmi, ai ka treguar sërish përkrahjen e tij për konkurrentin e këtij ‘reality show’.
Ermali theksoi mbi të gjitha se Luizi e meriton fitoren, duke i uruar sa më shumë suksese.
“Luizi më së pari ka shumë karizëm dhe është shumë djalë, artist. Tani thonë pas kalit të mirë çohet pluhur, atij vetëm i uroj shëndet dhe ishalla i ec mbarë. Besoj që i takon edhe fitorja”, u shpreh ai.
Ejlli ndërkohë është kthyer në një fenomen, një person shumë i pëlqyer për lojën brenda këtij formati. Ai tashmë ka fituar zemrat e gjithë publikut dhe kjo gjë po dëshmohet çdo ditë nga mbështetja maksimale ndaj tij.