Këngëtarja e njohur Fifi, ditën e djeshme publikoi këngën më të re, titulluar “Vëmendje”. Nisur nga titulli, artistja lë të kuptohet se është një këngë që flet për atë që ka kaluar pas daljes nga “Big Brother VIP”, referuar akuzave pas daljes nga shtëpia e famshme, se gjithçka e ka bërë për vëmendje.
E para që ka reaguar pas këngës së Fifit është pikërisht Beatrix Ramosaj. Këngëtarja ka publikuar në Instagram-in e saj këngën e Fifit, krahas së cilës shkruan: “Thuajua zemër. Jam shumë krenare për ty”. Duket se Beatrix i ka dhënë mbështetje mikeshës së saj.
Gjatë këngës, Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.
“Spontanisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë Fifi.