Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas Konventës së Parë të Partisë së Lirisë.
Meta në ‘Facebook’ ka falënderuar delegatët për votimin e dhënë dhe konfirmimin e tij në postin e kryetarit të Partisë së Lirisë.
Sakaq shton se PL jep garanci se Shqipëria u përket të rinjve.
Postimi i plotë:
Një falënderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën. Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve.