Detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit Horgito Peqini, autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.
Burime nga policia bënë me dije se Peqini është arrestuar jashtë territorit ku shtrihet Qarku Elbasan.
Dyshohet se pas krimit fillimisht ishte strehuar në periferi të Elbasanit i ndihmuar nga dy persona me banim në Elbasan, teksa 18-vjeçari kishte gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë.
Bashkë me të u shoqërua edhe një shtetas me inicialet K.S., 35 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes.