Pas krizës së madhe, Greqia rikthen pensionet ‘300 euro’ për shqiptarët në jug

Pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës, Greqia pritet të rikthejë pensionet për personat që vetëshpallen minoritarë grekë. Lajmin e ka dhënë këngëtari me origjinë shqiptare, Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis.

Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë.

Krahas Shqipërisë kjo politikë e Greqisë ndiqet edhe në vende të tjera përreth si Turqia, Bullgaria apo Maqedonia e Veriut, ku të moshuarit që pranojnë se janë greke përfitojnë një trajtim financiar mujor, i cili në rastin e Shqipërisë ishte 300 euro.

Greqia ka miratuar që në vitin 2019 disa ndryshime ligjore ku parashikohej pikërisht rikthimi i këtyre pensioneve, por deri më tani nuk ishte bërë asnjë hap konkret. Duket se me përmirësimin e situatës financiare, Greqia i rikthehet synimeve ekspansioniste në rajon duke patur në fokus pikërisht vendin tonë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *