Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet që qarkullojnë prej javësh se ajo do të bëhet pjesë e kastit të spektaklit “Dance With Me.” Në një postim në ‘InstaStory’, Beatrix fillimisht ka falendëruar të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaron se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive. Ajo shkruan se:
“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u zhvillua puntata e parë e “Dance With Me”! Pak përpara përfundimit të spektaklit, moderatorja Alketa Vejsiu tha se konkurentë të rinj do t’i bashkohen garës. Beatrix Ramosaj është një këngëtare e njohur si dhe një personazh shumë i komentuar që pas daljes nga ‘Big Brother VIP’. Gjithashtu është përfolur edhe për raportin e saj me Donald Veshajn.