Lidhja Demokratike Gruas në Shqipëri më 19 shkurt zgjedh kryetaren e re. Ka qenë nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma që e ka bërë të ditur këtë fakt në një dalje për mediat.
Duma pohoi se më 5 janar do të nis krijimi i grupeve të punës që do të merren me procesin zgjedhor. Teksa përjashtoi veten nga gara, Duma theksoi se të përjashtuar do të jenë dhe grupi i punës.
“Jemi sot për të bërë një komunikim në përgjigje të transparencës dhe të vijueshmërisë të punës që do të kryhet për zgjedhjen në Lidhjen Demokratike të Gruas. Jam këtu me dy kolege, mikesha të nderuara që janë pjesë e grupit qendror të Lidhjes Demokratike të Gruas sa i përket zgjedhjes në këtë forum për t’ju komunikuar në mënyrë të hapur dhe transparente atë çka do të jetë vijimi i punës pas një parapërgatitjeje e cila ka qenë një fazë shumë e rëndësishme e dizenjimit të strategjisë, e marrjes përsipër të disa përgjegjësive shumë të rëndësishme për të ndërtuar një forum të Lidhjes Demokratike të Gruas i cili realisht t’i përgjigjet më në fund normave demokratike dhe të meritokracisë dhe të garës dhe jam këtu me dy koleget e mia, pjesë e grupit të punës për t’ju komunikuar atë që është faza vijuese e kalendarit që do të definohet dhe do të mbarojë me datën 19 shkurt me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas si një zgjedhje që do të vijë nga një përshkallëzim i garës, platformës, primare por mbi të gjitha si një përshkallëzim i një analize dhe i një performance të mirë dhe të përgjegjshme të grupit të punës i cili do të vijojë me grupe të tjera të punës nëpër degët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri. Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me publikun dhe sidomos me zonjat demokrate dhe ato të Lidhjes Demokratike të Gruas për shkak se kjo është fillesa e një sistemi i cili siguron meritën dhe garën. Padyshim Lidhja Demokratike e Gruas ka një histori suksesi dhe përgjatë viteve ka pasur personalitete dhe figura të shquara të gruas shqiptare në profesione dhe politikë. Disa prej tyre që le të themi janë emblemat e Lidhjes Demokratike të Gruas ndër vite dhe në profesionet e tyre dhe jemi të nderuar dhe krenarë që i kemi, kanë qenë pjesë e konsultave të brendshme të grupit të punës i cili përbëhet kryesisht nga zonja deputete siç është bërë e ditur dhe 2-3 zonja të tjera të cilat e njohin dhe i kanë respektuar strukturat e gruas në disa qarqe të cilat duhet ta themi në çastin e parë ne të gjitha si grup i punës, të gjitha zonjat jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas. Ky është hapi i parë që provon se si ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi, se si ky proces do të udhëhiqet nga një trup dhe nga një bord drejtues.”, tha Duma.
/Priza.al/