Pas lindjes, Dojna Mema vjen me një mesazh të rëndësishëm për të gjitha nënat

Në 20 gusht, moderatorja e njohur Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një djalë që e pagëzuan me emrin Nolan Sol Sata. Lajmin e bukur e dha vetë moderatorja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ndërkaq, dy javë pas lindjes ajo erdhi me një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha gratë. Dojna Mema shkruan:

“Jam krenare për trupin tim që për nëntë muaj ishte shtëpia e një qenieje tjetër dhe i dha jetë dashurisë më të madhe times. Kështuqë barkun e maskuar në xhinset dy masa më të mëdha dhe shenjën e operimit i dashuroj në çdo milimeter të tyrin. Faleminderit Zot”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *