Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë të shkaktuar nga konfliktet për shfrytëzimin e vijës bregdetare, një tjetër përplasje është shënuar në Dhërmi.
Pas mesnatës, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në plazhin e Drimadhes (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh. Biznesi është në emër të Bilbil Domit, i cili sapo kishte marrë leje për shfrytëzimin e plazhit.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila thotë, se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mund t’i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca. Ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.
Vetëm dy ditë më parë për shkak të një konflikti për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në Velipojë, mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.