Pas mungesës njëvjeçare, rikthehet Panairi i Librit në Tiranë!

Pandemia COVID-19 ka pamundësuar zhvillimin e shumë aktivitete vitin e kaluar, njësoj siç bëri edhe me Panairin e Librit në Tiranë.

Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit zhvillohet në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit, si teste për punonjësit e shtëpive botuese, detyrimin e maskave apo mbylljen e panairit për një orë në drekë për ajrosje.

Menjëherë pas hapjes së panairit, një numër jo i vogël vizitorësh iu afrua tendave, me atë ecejakun karakteristik të panaireve, ngadalë e me shfletime të shpejta të shumë librave, ndoshta deri sa të gjendet libri i preferuar. Zvogëlimi i kapaciteteve të panairit me 25% më pak se para pandemisë e ka zvogëluar edhe numrin e vizitorëve.

Albanien | Tirana Buchmesse

Panairi i këtij viti mund të quhet panairi i qetësisë dhe kujdesit. Megjithëse jo të gjithë e respektojnë distancën e përqafimet me miqtë i sheh kudo, ndjehet atmosfera e kujdesshme.

Në panair, në të cilin nuk shiten vetëm libra, por zhvillohen edhe takime autoriale me lexuesit. Vizitorët duhet të hyjnë vetëm me maska dhe u rekomandohet të qëndrojnë shkurt brenda hapësirave të mbyllura. Vitin e kaluar panairi i librit u zhvillua online.

Shtëpitë botuese të librave do të kenë stendat e tyre përkatëse, ku edhe librat do të jenë të zhanreve të ndryshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *