Pas ndarjes, Arbenita thumbon hapur Feron

Së fundmi, modelja e njohur Arbenita Ismajli, ka ndarë me ndjekësit e saj një shprehje ku thuhet: “Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare.”

Referuar kështu lidhjeve të fundit të yllit të popit të cilat duket se nuk kanë qenë në preferencat e fansave të saj.

Por, për tu rikthyer tek Arbenita. Ky status i saj vjen pas lajmit që ajo dhe reperi i njohur Fero nuk janë më bashkë. Të jetë ky një thumb për babain e vajzës së saj? Mos vallë modelja sapo pranoi se ka qenë e lidhur me një djalë të “shëmtuar”?

Shkak për ndarjen e dyshes duket se u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi.

Modelja realizoi trendin viral të Neymar në rrjetin social ‘TikTok’, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.

Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale. Kujtojmë që Fero dhe Arbenita janë prindër të një vajze, që quhet Nina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *