Andi Shehi dhe Melisa Lleshi vijojnë të komentohen ende edhe pse nuk janë më bashkë. Së fundmi, ish-konkurrenti i Për’Puthen ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku shihet ai por që vëmendjen e ka marrë dora e një vajze. Por kush është ajo? A ka nisur Andi një romancë të re? Mbetet për t’u parë.
Më herët, Melisa është pyetur nëse teksti i këngës së fundit të saj ka qenë një dedikim për Andin, ajo tregon se: “Kënga është shkruar për të gjitha vajzat. Po ta analizosh këngën, çdo fjali apo çdo dy fjali është një histori ndryshe dhe nuk besoj që ka vajzë që pas ndarjes nuk e gjen veten në atë këngë”,- tha Melisa dhe duket qartë që përgjigjia është jo.
E pyetur se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së saj me Andin dhe si po e kalon këtë periudhë post-ndarje Melisa tha se kjo ishte më e mira për të dy.
“Sepse ishte më e mira për të dy. E kam thënë dhe po e them dhe do vazhdoj ta them, unë meritoj më shumë. Tani kam kohën time për muzikën, ai ka kohë për të bërë gjithë gjërat e tij dhe i uroj më të mirat. Jam nonstop në studio me kolegët e mi, jam dhe me bashkëpunime. Më ka ndihmuar shumë muzika. ‘Për’Puthen’ ishte një derë për mua. Po tani i jam futur shumë me kokë, po i marr gjërat me zor.”