Pas ndarjes nga modelja ruse, Don Xhoni nis një romancë të re

Don Xhoni është padyshim një nga reperet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Një story e publikuar nga ai ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re.

Don Xhoni publikoi në profilin e tij një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trendafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ja dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji. Don Xhoni nuk ka dhënë më shumë detaje përsa i përket story-t të tij.

Kujtojmë se reperi ka pasur një romancë me modelen ruse Ariana Lirey. Dyshja bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Don Xhoni gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *