Pas ndërprerjes nga COVID-19 rikthehet kontrolli mjekësor falas për grupmoshat 35-70 vjeç, Manastirliu: Parandalon…

Nga dita e sotme, në të gjitha qendrat shëndetësore në vendin tonë ka rifilluar programi i kontrollit mjekësor bazë falas. Ky program ishte ndërprerë prej disa kohësh si pasojë e përhapjes së COVID-19. Këtë program mund ta përfitojnë të gjithë qytetarët nga mosha 35 deri në 70 vjeç. Lajmin për rifillimin e programit e ka bërë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ky program i kontrollit mjekësor, është i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-COVID dhe mund të bëhet shumë thjesht, mjafton të kontaktohet mjeku i familjes i cili do t’iu informoi për analizat përvitshëm që mund të përfitoni falas.

‘Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-COVID’, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *