Bëri një pauzë të gjatë në muzikë/ Leonora Jakupi rikthehet me albumin e saj të ri, ‘Amël’

Karriera e saj ka qenë e bujshme për shumë vite me rradhë. Prej shumë vitesh ajo është bërë një nga yjet më të dashur të estradës shqiptare dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi, e cila deri tani ka sjellë një sërë projektesh të sukseshme.

Në një njoftim të bërë nga vetë ajo në instagram, këngëtarja ka njoftuar të gjithë fansat se po vjen me një album të quajtur ‘Amël’.

Leonora Jakupi flet për operacionet plastike – Lapsi.al

‘Amël’, ‘A kaloi’, ‘Dashnia jeme’, ‘Hajde Nxima’, ‘Centin e fundit’, janë pesë këngët që do të jenë pjesë e albumit të saj më të ri.

Në shkrimin e saj ajo shkruan: “Të dashurit e mi sonte po ju prezantoj me një pjesë të albumit tim më të ri i cili do të jetë në dispozicion të plotë të Premten me datë 10 Dhjetor! Këto pesë këngë janë në fakt pesë gurë të çmuar për mua personalisht sepse i kam punuar me miqtë e mi, por jo vetëm shkruan ajo në postimin e bërë në rrjetet sociale”.

Ndër të tjera ajo nuk nguroji së falenderuari edhe të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët ajo punoi për një kohë shumë të gjatë, për të sjellë në treg albumin e saj më të ri ‘Amël’.

E themi se para një jave ajo publikoi dhe një kolazh, i cili në shumë pak ditë arriti të grumbullojë plot 1.3 milion klikime.

Kështu dukej Leonora Jakupi kur nuk e kishte asnjë këngë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *