Kryeministri Edi Rama rinis aktivitetet politike pas operacionit që bëri dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Sonte, kryeministri Edi Ramado marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të ramazanit, që do të zhvillohet në orën 19:30 në kryeqytet. Duke shënuar kështu edhe daljen e parë publike.
Kreu i qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut. Por mesa duket tani është më mirë dhe gati për të vazhduar aty ku e la fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.