Pas debateve të ashpra në ‘Prime-in’ e së martës mes Efit dhe Kiarës, ditën e sotme, ndodhi pajtimi mes tyre ku vajzat diskutuan dhe të përlotura u përqafuan.
Teksa ishin duke biseduar mëngjesin e sotëm në oborr lidhur me raportin e tyre, Kiara u përlot dhe përqafoi Efin.
Por një nga banoret e drejtëpërdrejta të Big Brother, Ermiona Lekbello i ka quajtur fallco dhe shkruan se nuk ka arritur të kuptojë se çfarë kanë dashur të thonë të dyja vajzat.