Pas përballjes me Vettingun/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Korçës (Emri)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Korçës Luljeta Kole.

Mësohet se Komisioni nuk ka konsistuar probleme në lidhje me pasurinë.

Luljeta Kole e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Luljeta Kole. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 20.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, Luljeta Kole, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Luljeta Kole, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Olsi Komici relator, Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *