Në skandalin e fundit të “Pandora Papers” nuk mund të shpëtonte as futbolli, madje edhe disa eksponentë të rëndësishëm si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola apo Angel Di Maria. Trajneri aktual i Manchester City dyshohet në dy raste.
Fillimisht kur ai luajti për Al-Ahli në Katar, dhe më pas u transferua në 2003 nga Brescia, ai duhej të fshihte fitimet e tij nga zyra e taksave spanjolle. Trajneri mbajti gjithashtu një llogari në Andorra deri në vitin 2012, kur i transferoi më pas ato në një bankë spanjolle.
Rasti i dytë ka të bëjë me pronat e trajnerit, të cilat u krijuan vetëm për të hapur një llogari bankare në Andorra pa zbuluar identitetin e Guardiolas. Ancelotti, i cili është nën hetim në Spanjë për taksat e tij në 2013 dhe në 2015, në koinçidencë me etapën e tij të parë te Reali i Madridit, ka përdorur një shoqëri në Virgin Islands për të menaxhuar të ardhurat nga të drejtat e imazhit, diçka mbi të cilën po hetojnë organet fiskale iberike.
Një zgjidhje e ngjashme u përdor edhe nga Angel Di Maria, i cili në vitin 2009, pra pak para se të firmoste me Real Madrid, u bë një nga themeluesit e kompanisë panameze Sunpex Corporation Inc., e cila për vitet e ardhshme të karrierës së argjentinasit merrej me kontratat e tij të reklamimit. Në vitin 2017, futbollisti duhej të paguante një gjobë prej 2 milionë eurosh sepse mashtrimi i tij tatimor në 2011-2013 u zbulua nga gjyqësori spanjoll. Çështja është trajtuar edhe nga gjykatat e Parisit.
/Priza.al/