Motra e Ergi Dinit ka publikuar dje një tjetër këngë që artisti i ndjerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta.
“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba në postim.
Ndërkohë, Dashamir Dini, babai i artistit të ndjerë, Ergi Dinit, ishte i ftuar ditën e djeshme në studion e “Rudina” në Tv Klan ku u përlot teksa fliste për të birin.
“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet“, u shpreh Dashamir Dini.
Rudina Magjistari: Si ndjeheni ju tani që i realizuat këto këngë të Ergit?
Dashamir Dini: Unë ndiej një lloj çlirimi sepse kam bërë aq sa kam mundur për ta.