Pas publikimit të ‘Spare’; Harry thotë se ka material edhe për një libër të dytë

Libri i Princ Harry-t i titulluar “Spare” shënoi rekord shitjesh dhe bëri bujë të madhe. Së fundmi ai ka deklaruar për ‘The Telegraph’ se ka materiale të mjaftueshme sa për të botuar dhe një libër të dytë. Sipas tij ka ende shumë situata që lidhen me Mbretin Charles dhe Princin William që njerëzit nuk i dinë.

Harry theksoi se transkripti origjinal për librin e dytë ishte dyfish i të parit dhe ka detaje mjaft interesante por që nëse ato publikohen, babai dhe vëllai i tij nuk do i flisnin më kurrë. Ai shpjegoi se drafti i parë i “Spare” ishte 800 faqe, ndërsa është publikuar me vetëm 400.

Ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht midis meje dhe vëllait tim, dhe deri diku midis meje dhe babait tim, që thjesht nuk dua t’i dijë bota. Sepse nuk mendoj se do të ma falnin kurrë.

“Spare” u botua në të gjithë botën ditën e martë dhe shiti mbi 400,000 kopje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *