Mbrëmjen e djeshme, Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.
Teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.
Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.
Pas kësaj, situata ndryshoi edhe në Instagramin e tyre. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerëzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në Instagram.
Sakaq, kujtojmë që të veçuar nga gjithë pjesa tjetër, Amosi dhe Dea vendosën ta “sabotojnë” “dasmën” e Luizit dhe Kiarës. Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke kënduar edhe festuar, blogerja dhe aktori qëndruan tek dhoma e gjumit.
“Nuk më shkohet tek kjo dasma,”-u shpreh Dea teksa kokë më kokë me Amosin po diskutonin si t’ia prishnin këtë moment Luizit dhe Kiarës.