Oliver Giroud ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Lajmin e ka publikuar vetë skuadra e Milanit nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Klubi kuqezi njëkohësisht njofton se gjendja e tij është e mirë dhe që lojtari nuk ka patur kontakte me skuadrën pas ndeshjes me Cagliarin.
Gjithsesi ai do të qëndrojë i izoluar për të kryer karantinën e nevojshme.
Trajneri Pioli thotë se ky është një lajm i keq që vjen në të njëjtin moment që po shijonte rikthimin e Ibrahimoviç tek grupi.
/Priza.al/