Vetëm disa ditë më parë Beatrix Ramosaj postoi një video teksa u shfaq e përlotur, teksa rrëfente bullzimin që i bëhet.
Mbrëmjen e djeshme Bora Zemani ka folur pikërisht mbi bullizmin në “Për’puthen”.
Konkurrenti i “Për’puthen”, Neritani ka bërë një rrëfim prekës lidhur me peshën e tij dhe komentet bullizuese.
Ai pohoi se vite më parë ka vuajtur nga depresioni dhe i është dashur të marrë ilaçe. Kjo i shkaktoi atij shtim në peshë. Neritani tha se nuk është ndjerë kurrë aq keq sa është ndjerë kur është bërë pjesë e “Për’puthen” pasi është bullizuar jo vetëm nga publiku por edhe konkurrentët konkretisht Laureta.
Sakaq, Bora tha se njerëzit publikë bullizohen nga kushdo që komenton jetën e tyre pa të drejtë.
Moderatorja ndër të tjera shtoi se nuk ka të bëjë thjesht me faktin nëse këto komente i merr apo jo në konsideratë por ato ndikojnë në gjendjen psikologjike dhe emocionale.
“Këtu nuk ka të bëjë nëse e merr apo jo diçka për bazë. Por ka të bëjë me komentimin e të tjerëve të cilëve ti u jep diçka nga vetja, tregon vlerat e tua por komentohesh për pamjen fizike. Ne që jemi pjesë e ekranit të drejtën për të na bullizuar mund ta ketë kushdo përtej një telefoni.
Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde. Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe realitet jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë”, tha ajo.