Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar Beogradin si qytetin e mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vuçiç ka ndarë një foto të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim ku zbulon se po priste për darkë në Beograd kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.
“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.
Kryeministri, Edi Rama ndodhet aktualisht në Serbi, pas pjesëmarrjes në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Norvegji ku u ngrit ideja e një bashkëpunimi rajonal në fushën e energjisë.