Pas seancës në Kuvend flet Berisha: Vendimi Basha-Rama për mua është nul! Në PD hyj kur të dua

Lideri historik i PD Sali Berisha ka paralajmëruar një lëvizje për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pas daljes nga Kuvendi, i pyetur nga mediat nëse do ndërmarrë hap për shkarkimin e kryedemokratit, Berisha tha:

“Do marr cdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton”.

“Jam më i votuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Për të mbrojtur interesin kombëtar të kombit shqiptar për të denoncuar të gjitha afërar e këtij regjimit, regjim i cili ka zgjedhur trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do ua le juve dhe historianëve (pergjigjet Berisha kur pyetet se per cfare pakti flitet). Garantoj se ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha”, tha ai.

Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha, por e kundërshton duke deklaruar qartë se vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.

Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të jgithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq. Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.

DEKLARATA NGA JASHTE KUVENDIT

BERISHA: Në Kuvend më i vendosur, më i motivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik, të qytetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin kombëtar, të kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjijmi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen, trillimin, kurthet, pazaret, për eleminimin e opozitarëve shqiptarë.

Çfarë pazaresh e keni fjalën? A vazhdon pakti i 2017-ës?

BERISHA: Se çfarë date është pakti do jua lë historianëve, por unë garantoj që ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë.

PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe parti e  interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë me dinjitet, me vendosmëri do dinë të vendosin PD në pidestalin që meriton.

Duke e shkarkuar Bashën? Cili do jete hapi tani?

BERISHA: Do marr cdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton.

Do formoni grup parlamentar?

BERISHA: Siç e shihni, une jam anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Vendimi, kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore, përveç felliqesise morale te pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishem ne pozicionin e saj si opozitë.

A mundeni më ju te hyni ne seline e PD?

BERISHA: Në çdo kohë mund të hyj në seli e te jeni te sigurte ju se do jetë e afërt dita kur PD të rifitojë forcen, të gjithë vendosmerine, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën, dhunimi e votes se qytetareve shqiptare dhe pazaret e flliqura me ata te cilet e shnderrojne PD ne fasade opozite.

Tre deputete ne krahun tuaj, nderkohe pjesa tjeter ishte ne krahun e zotit Basha?

BERISHA: Grupi ishte ne krahun e vet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *