Këngëtarja me famë botërore, Beyonce së fundmi mori vëmendjen e mediave shqiptare për veshjen e saj. Për të dytën herë, diva e muzikës zgjodhi një krijim të një stilistje shqiptare për paraqitjen e saj. Pas Valdrin Sahitit, artistja e famshme është veshur nga Lena Berisha. Beyonce dukej e mahnitshme me fustanin vezullues.
Por, këtë herë fustani i saj na u duk i njohur. Atë e ka mbajtur veshur shumë javë më parë këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj.
Një rastësi e bukur kjo, që mesa duket i ka pëlqyer edhe vetë këngëtares. Fansa të shumtë ia kanë dërguar këtë “xing” Semit dhe ajo ka ndarë një postim të njërës nga fanpage-t e saj në Instastory. “Dua të them, unë dhe Beyonce,”-shkruan e emocionuar Jaupaj.
Kujtojmë që fituesja e ‘Grammy-t’ ndryshoi një rresht në një këngë të “Renaissance”, albumi i saj i parë solo që nga viti 2016, për shkak se teksti është kritikuar dhe quajtur ofendues nga fansat në rrjet.