Vetëm disa minuta shi me shtëngata dhe në shëtitoren e Sarandës plasin ujërat e zeza.
Ndonëse në qytetin bregetar kanë mbërritur turistët, ky moment ka lënë një pamje të shëmtuar.
Mësohet që shkak për këtë të jetë bërë mospastrimi i kolektotëve. Saranda ka një sistem të ri kanalizimesh realizuara me fondet e qeverisë gjermane, por sërish dëmet kanë qenë të shumta.