Këtë të enjte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar si drejtues të komanduar Arens Çelën, në Prokurorinë e Tiranës.
Kujtojmë se ky hap ndërmerret pasi një ditë më parë KLP ka shkarkuar nga detyra Elisabeta Imerajn.
Sakaq, mbledhja ka nisur në orën 12:00, por rezultoi vetëm një procedurë pasi mësohet se Çela ka qenë kandidati i vetëm.
Ky i fundit ka mbajtur pozicionin si ish-prokuror i Krimeve të Rënda, si dhe ka kaluar procesin e vettingut.