Një park lojërash për fëmijë ishte në mesin e vendeve të goditura nga një sulm me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të hënën në mëngjes.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi në Twitter një foto të asaj që duket të jetë një park lojërash: “Parku i lojërave për fëmijë në qendër të Kievit pas sulmit”.
Ndërkohë në një video tjetër të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët ukrainas këndojnë në kor himnin kombëtar në një strehimore.
Videoja është postuar në Twitter shoqëruar me pyetjen: “A janë këto kërcënimet nga të cilat ka frikë Putini?”
Ukrainian children singing the ?? national anthem in a bomb shelter in #kyiv during the missile attack today. Are these the threats PUTAIN is afraid of? #russiaisaterrorisstate pic.twitter.com/qGzhL41SPT
— Francisco (@FranciscoT_) October 10, 2022