Së fundmi, këngëtarja e njohur Fifi, ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj ‘Top Channel’, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët.
Mirëpo Fifi është ndjerë keq nga kjo gjë dhe për pasojë ka postuar disa video në Instastory. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”. Por pas kësaj, ‘Top Channel’ ka vendosur që të fshijë promon nga Instagram-i. Videoja nuk gjendet asgjëkundi në rrjetet sociale.
Por si e priti Fifi promon?
“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përveç këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është. Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur? Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për çdo gjë. Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”,- shprehet Fifi.