Pas skandalit me biondet, Wayne Rooney-it i vijnë ‘mendtë’ dhe pendohet: I kërkoj falje familjes sime

Ish-futbollisti Wayne Rooney ditën e fundit është bërë epiqendra e lajmeve në Angli. Dy vajza pa dijeninë e tij kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit.

Së fundmi ka reaguar vetë babai i katër fëmijëve, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.

“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney.

Gruaja e Rooney-it, Coleen Rooney thuhet se do të qëndrojë pranë burrit të saj dhe do ta mbështesë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *