Pas skandalit me linjën e ‘Unazës’, tashmë është radha e ‘Tiranës së Re’/ Bllokohet trafiku në kryeqytet, Fatos Vrapi ende në ‘gjumë’

Tirana është një ‘katastrofë’ e vërtetë kur bëhet fjalë për trafikun brenda qytetit. Kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrugëve por edhe e mbipopullimit.

Sikur të mos mjaftojnë shumë shkaqe që rëndojnë trafikun në vend, urbanët janë ato që po sjellin akoma më shumë ngërçe në lëvizjen e automjeteve. Rasti më i fundit është videoja që demonstron ‘Priza.al’ e filmuar në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ ku autobusi i ‘Tiranës së Re’ ka shfaqur probleme dhe ka bllokuar lëvizjen e makinave.

Tashmë nuk janë problematike vetëm rastet në lidhje me vonesat, ku edhe qytetarët kanë denoncuar raste të shumta, problem bëhet edhe keqfunksionimi i urbanëve, jo vetëm për përdoruesit e urbanëve por edhe për qytetarët e tjerë që lëvizin me automjetet e tyre.

‘Priza.al’ ka konstatuar edhe më parë probleme me këtë linjë autobusësh që menaxhohet nga ‘Alba Trans’ por pavarësisht kësaj askush nuk po përgjigjet rreth kësaj situate, madje as administratori i firmës, Fatos Vrapi nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, qoftë edhe ‘teorike’ për situatën.

Gjithsesi pas konstatimit të situatës, do të ishte më e arsyeshme të shihet një zgjidhje e problemit sesa çështja të përfundojë në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me linjën e ‘Unazës’ ku pas denoncimit të ‘Priza.al’, kompanisë së menaxhimit iu hoq e drejta e liçensimit të linjës.

Ditën e sotme ka patur shumë trafik nëpër rrugët urbane, shkak për këtë u bë edhe fillimi i mësimit në shkollat private dhe lëvizja e shumtë e automjeteve ka rënduar trafikun.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *