Pas sulmit ne protestë, Berisha shfaqet me syze dielli krah ish-Presidentit kroat

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin kroat Stipe Mesiç. Dy ditë pas sulmit që iu bë në protestë, pasi 31-vjeçari Gerti Shehu e qëlloi me grusht, Berisha i ka rrëfyer kroatit ngjarjen. Kryedemokrati, mësohet t’i ketë thënë kroatit se Shehu është informator i policisë kriminale dhe është përgatitur qëllimisht për të sulmuar atë në protestë.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar,”- mësohet të ketë thënë Berisha.

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *